Ronaldo fiton arbitrazhin ndaj Juventusit

Futboll

Ronaldo fiton arbitrazhin ndaj Juventusit

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:35
Ronaldo

Klubit bardhezi do t'i duhet t'i paguajë kampionit portugez rreth 10 milionë euro plus kamatat

Cristiano Ronaldo ka fituar arbitrazhin kundër Juventusit për detyrimet e papaguara për të ashtuquajturën "manovër e dytë e pagave" për sezonin 2020/2021.

Kjo u vërtetua nga vendimi i Bordit të Arbitrazhit të thirrur për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes klubit të Juventusit dhe kampionit portugez, i mbrojtur nga avokati Salvatore Pino.

Juves do t'i duhet të paguajë CR7 50% të asaj që kërkoi sulmuesi për një total prej rreth dhjetë milionë plus interesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat