Thomas Tuchel futet në histori

Futboll

Thomas Tuchel futet në histori

Më: 17 prill 2024 Në ora: 23:22
Pamje nga ndeshja

Thomas Tuchel futet në histori!

Bayerni i Munihut, ruan traditën, teksa triumfo 1:0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me rezultat të përgjithshëm 3:2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League.  

Në një takim plot tension në Mynih vendosi qetësia e një lojtari me shumë përvojë si Joshua Kimich, i cili përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Arsenalit për të dërguar topin në rrjetë në pjesën e dytë. 

Një sukses special ky edhe për trajnerin Thomas Tuchel, i cili me këtë kualifikim u bë tekniku i parë gjerman i cili arrin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me 3 klube të ndryshme, PSG-në, Chelsea dhe Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat