Ancelotti, makthi i Guardiolës

Futboll

Ancelotti, makthi i Guardiolës

Më: 18 prill 2024 Në ora: 08:54
Ancelotti dhe Guardiola

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë që eliminon Pep Guardiolën nga Liga e Kampionëve në tre sezone të ndryshme pasi Real Madridi mundi Manchester Cityn me penallti në çerekfinale.

Real Madridi i Ancelottit u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke mposhtur kampionin në fuqi Manchester Cityn me penallti pas barazimit të përgjithshëm 4-4.

Kjo do të thotë se trajneri italian është bërë trajneri i parë që eliminon Guardiolën nga gara në tre sezone të ndryshme.

Siç raportohet nga “Squaëka” në platformën “X”, Ancelotti e kishte eliminuar më parë Guardiolën në gjysmëfinalet e 2014 dhe 2022.

Ancelotti është i vetmi trajner që ka ngritur katër herë trofeun e Ligës së Kammpionëve, dy herë me Milanin dhe dy herë me Real Madridin. Trajneri i lindur në Reggiolo tani është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhjetë herë.

Ai është gjithashtu i vetmi trajner që ka fituar tituj vendas në secilën nga pesë ligat më të mira të Evropës: Itali, Angli, Spanjë, Gjermani dhe Francë.

Real Madridi do të takohet me ish-klubin e Ancelottit, Bayern Munich, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat