Superiorja luhet të premten dhe të shtunën

Futboll

Superiorja luhet të premten dhe të shtunën

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:21
Pamje nga një ndeshje

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën.

Dy takimet e para do të zhvillohen në orën 15:00.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, Erzeni do të përballet me Tiranën, një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat e të dyja skuadrave. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Kukësi – Skënderbeu, në stadiumin “Kukës Arena”.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 32-të do të zhvillohen të shtunën. Takimi i parë i ditës do të jetë, Laçi – Egnatia që do të luhet në stadiumin e Laçit, në orën 15:00. Bardhezinjtë do të kërkojnë triumfin e radhës, ndërsa rrogozhinasit janë vetëm një fitore larg për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Në orën 18:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 32-të.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të presë Vllazninë, ndërsa në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat