Rudiger ia thotë Haaland pas mbylljes së ndeshjes: Mendova se topi doli jashtë te penalltia ime

Futboll

Rudiger ia thotë Haaland pas mbylljes së ndeshjes: Mendova se topi doli jashtë te penalltia ime

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:24
Haaland e Rudiger

Real Madridi arriti që të mund Manchester City dhe të kalojë më tej në gjysmëfinalen e Champions League. Pavarësisht dominimit të qytetarëve, nga ruleta ruse, Reali kaloi më tej. Ylli i ekipit të spanjollëve ishte padyshim Rudiger.

Duelet e këtij mbrojtësi me Haland do të mbahen mend gjatë në historinë e futbollit, teksa shumë prej tyre u fituan nga lojtari i madrilenëve. Por përtej rivalitetit të tyre në fushën e lojës, shpeshherë edhe duke u kaluar caqet në duelet e forta, pas përfundimit të takimit ruhet një respekt i madh.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, Rudiger ka biseduar me Haland. Ishte pikërisht mbrojtësi i Realit që shënoi golin e fundit nga penalltia që kualifikoi Realin.

Sipas mediave spanjolle, Rudiger i është shprehur Haland: “Mendova se topi doli jashtë te penalltia ime, pastaj e kuptova që ishte një gol fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat