Milani synon historinë kundër Romës në “Olimpico”

Futboll

Milani synon historinë kundër Romës në “Olimpico”

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:34
Pamje nga një ndeshje

Roma ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në të gjitha turnetë (1 barazim), më shumë se 16 ndeshjet e mëparshme kundër tyre (7F, 7B dhe 2H).

“Djalli” tashmë e ka mposhtur Romën 1-2 në Serie A këtë sezon: skuadra e fundit që fitoi dy ndeshje jashtë fushe kundër Romës në të njëjtin sezon ishte Fiorentina në 2014-15.

Kjo është ndeshja e tretë e Romës në shtëpi në kompeticionet evropiane kundër një ekipi italian: verdhekuqtë fituan 1-0 kundër Interit në ndeshjen e dytë të finales së Kupës UEFA 1991 dhe humbën 0-3 kundër Fiorentinës në raundin e 1/ 8-ave të sezonit 2014 -15 në Ligën e Europës.

Ekipi i Piolit ka humbur vetëm një nga gjashtë transfertat kundër skuadrave italiane (2F dhe 3B), megjithëse disfata erdhi në ndeshjen e tyre të fundit kundër Interit në sezonin e kaluar në Champions.

Pas fitores 0-1 në ndeshjen e parë, Roma po kërkon të fitojë të dyja ndeshjet e një gare të madhe evropiane për herë të parë që nga raundi i 1/8-ave të Ligës së Europës 2020-21 kundër Shakhtarit, diçka që nuk kanë arritur ta bëjnë kurrë kundër një ekip italian.

Milani është eliminuar në secilën nga tetë rastet e fundit në të cilat kanë humbur në ndeshjen e parë në shtëpi të një gare me dy sfida në Europë. Herën e fundit që patën sukses ishte në raundin e parë inaugurues të Kupës së Europës 1955-56 kundër Sarbrykenit pasi humbën ndeshjen e parë 3-4 dhe u kualifikua fale një 7-5 të përgjithshme).

Milani bëri 25 goditje pa shënuar në ndeshjen e parë kundër Romës, hera e dytë këtë sezon që bëri kaq shumë pa shënuar në një ndeshje europiane (gjithashtu 25 kundër Njukasëllit në Ligën e Kampionëve në shtator). Para këtij sezoni, hera e fundit që ekipi kuqezi kishte goditur më shumë se 25 goditje në një ndeshje në një kompeticion të madh europian pa shënuar, ishte në tetor 2005 kundër PSV-së në Champions (27).

– Xhanluka Mançini shënoi golin e fitores së Romës në ndeshjen e parë kundër Milanit, ndërsa lojtari i fundit që shënoi në të dyja ndeshjet dhe me kokë për skuadrën romake në një kompeticion të madh europian ishte Edin Xhek kundër Mançester Junajtidit në gjysmëfinalen Ligës së Europës 2020-21.

Në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A midis Milanit dhe Romës, të dyja skuadrat kanë gjetur një mënyrë për të shënuar (29 gola në total, 3.6 mesatarisht për ndeshje). Hera e fundit me të paktën një portë të paprekur u regjistrua javën e kaluar.

Romelu Lukaku ka shënuar në katër nga 6 ndeshjet si titullar kundër Milanit në Serinë A. Në dy të parafundit nuk gjeti golin, por e pati nisur nga pankina).

– Paulo Dibala ka marrë pjesë aktive në 12 gola në Serie A kundër Milanit (shtatë gola, pesë asiste), vetëm kundër Udinezes (19 prezenca) ai ka bërë më mirë. Megjithatë, argjentinasi nuk ka shënuar kundër kuqezinjve në kampionat që nga Juventus-Milan 1-0, më 10 nëntor 2019 dhe me gjasa nesër nuk do të luajë, pasi është i dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat