Roma-Milan, formacionet e mundshme

Futboll

Roma-Milan, formacionet e mundshme

Më: 18 prill 2024 Në ora: 10:46
Roma-Milan

Yunus Musah është favorit për të startuar nda Ismael Bennacer në mesfushën e Milanit, ndërsa Lorenzo Pellegrini dhe Paulo Dybala kthehen në formacionin e “Giallorossëve” në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

“Giallorossët” janë pa të pezulluarin Bryan Cristante, të dëmtuarin Sardar Azmoun, Dean Huijsen dhe Rasmus Kristensen (jashtë listës së UEFA-s).

Chris Smalling dhe Gianluca Mancini do të rikthehen në formacionin fstartues dhe e njëjta gjë vlen edhe për Stephan El Shaaraëy, Dybala dhe Pellegrini që ishin në stol kundër Udineses .

De Rossi pritet të përdorë sërish sistemin 4-4-2 me El Sharawyn në krahun e djathtë për të ndihmuar Zeki Celik në mbrojtje.

Nga ana tjetër, Milani është pa Antonio Mirante, Pierre Kalulu dhe Simon Kjaer.

Roma-Milan, formacionet e mundshme

Roma (4-4-2): Svilar; Celik, Mancini, Smalling, Spinazzola; Bove, Paredes, Pellegrini; El Shaarawy, Lukaku, Dybala.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Gabia, Tomori, Theo Hernandez; Musah, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat