Përjashtohet KF Erzeni dhe pezullohen 8 lojtarë

Futboll

Përjashtohet KF Erzeni dhe pezullohen 8 lojtarë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:00

Sherri mes Erzenit dhre Partizanit i ndodhur disa ditë më parë në kategorinë U-21 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sfida ka përfunduar 2-2 në “Tofik Jashari” në Shijak, ku lojtarët e të dyja skuadrave më pas nisën përplasjet mes tyre me grushta, ku dhe sharjet nuk kanë munguar.

Diitën e sotme Komisioni i Disiplinës ka vendosur të  pezullojë 7 lojtarë me  10 ndeshje. Ndërkohë një futbollist është pezulluar për 1 vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Por jo vetëm kaq, për shkak të dhunës dhe mosmbarëvajtjes siç duhet të kësaj sfidë, mësohet se KF Erzeni është përjashtuar nga sezoni futbollistik 2023-2024. Partizani nga krahu tjetër duhet të dëmshpërblejë të gjitha dëmet e shkaktuara në stadiumin "Tofik Jashari" brenda 15 ditëve.

Vendimet: 

1. Lojtari i FK Partizani U-21, Ralf Cela, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i FK Partizani U-21, Frenki Shahaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Partizani U-21, Danilo Bajraktari, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF Erzeni U-21, Barros de Sousa Walace Raynan, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF Erzeni U-21, Klauz Cergani, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Erzeni U-21, Davidson Madrid Bentacur, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti.

9. KF Erzeni U-21, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/i, 8/1, 13/2/d, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë dhe përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

10. FK Partizani U-21, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Tofik Jashari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat