Devolli e ka mendjen te Kupa

Futboll

Devolli e ka mendjen te Kupa

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:03
KUkësi

Kukësi do të presë Skënderbeun në “Kukës Arena”, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 15:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për verilindorët që kërkojnë fitoren për të shpresuar deri në fund te mbijetesa në Superiore, edhe pse tashmë çdo gjë është bërë “malore” për to.

Por pavarësisht se kanë përpara duelin me korçarët, në Kukës në fakt e kanë mendjen te Kupa e Shqipërisë. Me 24 prill, Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Tiranës dhe ndaj bardhebluve do të kërkojnë fitoren. Gjysmëfinalja e parë mes tyre është mbyllur me fitoren 2-0 të kuksianëve, të cilët kërkojnë të menaxhojnë situatën për të kaluar në finalen e madhe.

Pikërisht për këtë, Bledar Devolli do të bëjë rrotacion në formacion ndaj korçarëve, pasi kërkon të ruajë disa lojtarë për duelin me Tiranën që është më shumë i rëndësishëm, pasi u jep mundësinë verilindorëve të tentojnë finalen, por edhe trofeun e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat