Manchester United gjen sulmuesin e munguar

Futboll

Manchester United gjen sulmuesin e munguar

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Skuadra e Manchester United ka vendosur të investojë te sulmuesi anglez Ivan Toney, i rikthyer në fushë në janar pas pezullimit 6-mujor për vënie bastesh. Toney, 28 vjec, luan me skuadrën e Brentford në Premier League dhe në 13 ndeshje ka realizuar 4 gola.

Një sulmues me përvojë në Angli, i kërkuar nga shumë skuadra, por duket se “djajtë e kuq” po tregohen më të shpejtë në merkato. Për ta bindur Toney, klubi do ta paguajë më 260 mijë stërlina në javë, 10 mijë stërlina më shumë se kapitenin Bruno Fernanndez.

Kjo rrogë e lartë do të vijë edhe nga largimi i Anthony Martial, që synon një aventurë tjetër. Pikërisht me këtë rrogë të lartë pritet që Manchester United të fitojë garën me Arsenal, që gjithashtu kërkon sulmuesin anglez.

Për sa i përket kartonint të lojtarit, ajo pritet të jetë 50 milionë euro këtë verë, ndërkohë që kontrata e Toney me Brentford skadon pas një viti. Lojtari ka bërë paraqitje mjaft të mira sezonet e fundit, duke e grumbulluar edhe në kombëtare nga Southgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat