Portieri i Realit flet për penalltinë e pritur të Bernardo Silvas

Futboll

Portieri i Realit flet për penalltinë e pritur të Bernardo Silvas

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:12
Pamje nga ndeshja

Ishte një befasi, por ai ishte hero i natës në “Etihad Stadium”.

Të gjithë prisnin shumë nga Haaland, Vinicius, Bellingham apo De Bruyne, por hero i Real Madridit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte Andriy Lunin.

Portieri i madrilenëve pas lojës ka folur për “MovistarTV”, mbi të gjitha për lotatinë e penalltive, e cila e pa protagonist me dy pritje, të Bernardo Silvës dhe të Mateo Kovacicit.

“Jam i rraskapitur, ishte ndeshja më angazhuese e karrierës sime, mjaft vuajtëse.

U jam mirënjohës shokëve të skuadrës, të cilët kanë punuar fort në mbrojtje. Tash jemi në gjysmëfinale dhe është një ndjenjë mjaft e bukur”, deklaroi fillimisht portieri ukrainas.

“Penalltitë? Më duhej të rrezikoja tek njëri prej kundërshtarëve duke qëndruar në vend dhe menduam për Bernardo Silvan. Kishte edhe opsione të tjera, por e zgjodha atë dhe shkoi mirë. Ka ndeshje në të cilat duhet të vuash, nuk mund të jesh gjithmonë në top dhe ta kesh kontrollin e topit. Ishte një eksperiencë e madhe, një sakrificë dhe mund për 120 minuta”, përfundoi Lunin.

Reali u kualifikua në gjysmëfinale të Championsit pasi e eliminoi Manchester Cityn pas penalltive.

Dy ndeshjet çerekfinale mes tyre përfunduan baras, 3:3 e 1:1, prandaj edhe fituesin e përcaktuan 11 metërshat.

Aty, hero i “Los Blancos” ishte Andriy Lunin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat