Galliani zgjedh një ish-milanist

Futboll

Galliani zgjedh një ish-milanist

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:18
Galliani

Alessandro Nesta drejton Reggianën në Serie B prej verës së vitit të kaluar. Ish-mbrojtësi i madh italian ka kontratë deri në fund të sezonit.

Dhe e ardhmja pritet të jetë Serie A. Shtypi italian raporton se 48-vjeçari nga Roma ka përfunduar nën shënjestrën e Monzës.

Klub që pritet të ndahet në fundin e sezonit me Palladinon, me këtë të fundit që ka marrë oferta të ndryshme si pasojë e punës së mirë të zhvilluar te Monza.

CEO Adriano Galliani ka zgjedhur ta zëvendësojë me Nestën, me të cilin ka një lidhje dhe vlerësim të veçantë prej periudhës kur ishin pjesë e Milanit të artë.

Ky do të ishte një hap i madh për Nestën, i cili është gati të provojë emocionet e Serie A edhe si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat