Barcelonës nuk i del e keqja me gjyqtarin

Futboll

Barcelonës nuk i del e keqja me gjyqtarin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:27
Pamje nga ndeshja

Barcelona mbylli rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve pas humbjes 1-4 ndaj Paris SG-së në çerekfinale.

Por katalanasit besojnë se gjatë ndeshjes pati disa momente të diskutueshme që dëmtuan ekipin dhe për rrjedhojë, i dhanë një dorë Parisit. Sipas burimeve nga klubi, paraqitja e rumunit Istvan Kovaç ka lënë për të dëshiruar dhe ka qenë një faktor përcaktues në përmbysjen e francezëve. Madje, te Barça janë të mendimit se në të dy takimet klubi francez është favorizuar nga gjyqtarët.

FALJA E VITINJËS – E para nga polemikat ndodhi në Paris. Portugezi Vitinja rrezikoi të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë e për rrjedhojë me kartonin e kuq. Por anglezi Antoni Tejlor ia fali. Mesfushori nuk duhej të luante në “Montjuïc” dhe ishte kyç me golin e 1-2.

DËBIMI I ARAUHOS – Momenti që ndryshoi gjithçka në Barcelonë ishte ai i minutës së 29- të, kur me rezultatin 1-0 për Barçën, Arauho u ndëshkua me karton të kuq pas një kontakti të lehtë me Barkolën. Te Barça e kuptojnë se ai veprim nuk ishte faull, mendim që e ndajnë edhe shumë arbitra në rolin e opinionistit.

ARBITËR PA EKSPERIENCË – Arbitri i caktuar për ndeshjen e dytë në Barcelonë nuk kishte fërshëllyer kurrë për Barçën në Ligën e Kampionëve dhe të gjitha vendimet e rëndësishme favorizuan francezët.

PENALLTIA E GYNDOAN – Ishte një tjetër moment i kontestuar nga Barcelona, edhe pse jo më bindësi për t’ia faturuar gjyqtarit fajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat