E ka një plan

Futboll

E ka një plan

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:42
Jurgen Klopp,

Liverpool sonte në mbrëmje do të tentojë një mision të pamundur për të përmbysur humbjen 3-0 në ndeshjen e parë në “Anfield”.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp, e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë ekipi i tij për të tentuar përmbysjen

“Ne duhet të kthehemi në të qenit një Liverpool i organizuar.

Një pjesë e madhe e planit të lojës është të mos pësojmë gola. Në Angli të gjithë mendojnë  se ka mbaruar, por ne do të provojmë të fitojmë.

Pas një jave mund të jemi të mirë ose të këqij, por jemi të fokusuar 100% për të fituar.

Në takimin e parë ne nuk luajtëm mirë, ndërsa Atalanta bëri shumë mirë.

Ne duhet të do të bëjmë më mirë me topin dhe do të jemi më të qëndrueshëm pa të. Duhet të shënojmë dhe më pas të shohim se sa kohë mbetet”, deklaroi Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat