Henry: Real Madridi ishte më mirë se City

Futboll

Henry: Real Madridi ishte më mirë se City

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:45
Henry

Real Madridi u kualifikua kundër Manchester City në një ndeshje, çerekfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve, në të cilën të bardhët u mbrojtën heroikisht ndaj “qytetarëve” të Guardiolës.

Carlo Ancelotti e kuptoi se të luash hapur, ballë për ballë me skuadrën britanike, do të nënkuptonte “vetëvrasje”. Pra, trajneri italian pranoi se rivali kishte potencial të jashtëzakonshëm në stadiumin e tij.

Real Madridi u mbrojt fort dhe përfundoi duke marrë fitoren me penallti. Kjo ishte e vetmja mënyrë se si mund të luhej ndaj kampionëve në fuqi të Europës, tha “Carletto” pas dramës në “Etihad”. Pragmatizëm më “klinik” nuk mund të kishte.

Të shumtë kanë qenë ata që për shkak të mënyrës së lojës së Real Madridit, mbrojtjes hermetike si faktori kryesor, konsiderojnë se Manchester City e ka merituar kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League.

Një legjendë futbolli si Thierry Henry, ish-lojtar i Barcelonës dhe tani trajner i Kombëtares U-21 të Francës, mbrojti “Los Blancos”, e ka të qartë se ata ishin më të mirë se rivali i tyre anglez: “Ka diçka që quhet mbrojtje.

Mund ta kontrollosh lojën edhe duke u mbrojtur mirë. E di që njerëzit do të thonë se City ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është pjesë e lojës. Real Madridi u mbrojt shumë mirë. Mendoj se skuadra më e mirë, ajo që u mbrojt mirë, u kualifikua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat