Goditësit e penalltive kundër Manchester Cityt

Futboll

Goditësit e penalltive kundër Manchester Cityt

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:47
Ancelotti

Real Madridi kaloi mes sakrificash në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, “Los Blancos” triumfuan me penallti ndaj kampionit në fuqi të Europës, Manchester City.

Vendimtare ishin gabimet e Bernardo Silva dhe Kovacic, gjuajtjet e të cilëve u neutralizuan nga reaktiviteti i portierit Lunin.

“Merenguesit”, në vend të kësaj morën frymë të lehtësuar. Vetëm Modric e humbi penalltinë, por ka një histori të pabesueshme të zbuluar nga Davide Ancelotti, ndihmëstrajneri i babait Carlo, pas ndeshjes, pikërisht në përzgjedhjen e goditësve të 11-metërshave.

Në zonën mikse, ndihmëstrajneri i “Los Blancos”, i pyetur nga gazetari i “Cadena Ser”, zbuloi ndryshimin e bujshëm të programit, i cili në të gjitha gjërat rezultoi vendimtar për kualifikimin e madrilenëve mes katër skuadrave më të mira në Evropë. “Ne u konsultuam me babanë për zgjedhjen e atyre që do të gjuanin penalltitë, – nënvizoi Davide Ancelotti. – Me ndihmën e Kepa dhe disa lojtarëve ndryshuam dy prej tyre”.

Një “revolucion” i minutës së fundit, që do mban gjallë shpresat e Real Madridit për të luajtur në finalen e “Wembley” më 1 qershor. Sidoqoftë, përpara duhet kaluar Bayern Munich, në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat