Skenari i çmendur! Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions

Futboll

Skenari i çmendur! Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions

Më: 18 prill 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!

Gjithçka lidhet me Atalantën dhe Borussia Dortmund. Nëse skuadra e Berat Gjimshitit arrin të fitojë Europa League dhe renditet në kampionat në vendin e pestë ose të gjashtë, atëherë 6 ekipe italiane do të marrin pjesë në Champions.

E njëjta gjë edhe nëse Dortmundi fiton Championsin dhe renditet në vendin e pestë ose të gjashtë. Në kushte të tilla do të merrnin pjesë 6 skuadra nga Bundesliga në grupet e turneut të më të fortëve.

Në të dyja rastet, kampionati italian dhe ai gjerman do të përfaqësoheshin me nga një skuadër më pak në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat