Ja kush e bëri diferencën në përballjen ndaj Arsenalit

Futboll

Ja kush e bëri diferencën në përballjen ndaj Arsenalit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:14
Bayerni

NOJER 7- Bllokon mjeshtërisht devijimin e Martinelit në zonë. Pritje fenomenale gjatë goditjes së Odegard. Sapo nis fraksioni i dytë, norvegjeze Odegard kërcënon sërish Manauel, por ai i thotë jo golit. Përcaktues edhe në daljen ndaj Martinelit.

MAZRAUI 6- Detyra e Nusair përkoi me ndaljen e Sakas në korsinë e majtë, por që në minuta e para rezultojë mision i pamundur. Me avancimin e lojës, fillojë të manovrojë kundërshtarin me më shumë kujdes (nga minuta e 76′ Kim 6- Mban detyra ofensive, me qëllim presionin te rivali).

DAIER 6- Qarkullimi i shpejtë i “topçinjve” në zona të ngushta, krijuan konfuzion në prapavijën e Bajernit, aq sa edhe Daier shpesh herë të mbetet në hije. Shumë i lëvizshëm dhe i kujdesshëm në mbylljen e rrezes goditës në 45′ e dyta.

DE LIGT 6- Rrezikshmëria konstante e sulmit të Arsenalit, madje edhe brenda 16-tëshes nënkupton se Matjas nuk ishte në gjendje të ruante qetësin para Manuel Nojerit. Fitoi vetëbesim në vazhdimësi.

KIMISH 8- U pa në gjendje shumë të mirë fizike dhe krijuese në korsinë e djathtë të mbrojtjes. Daljet e shpejta të lojtarit me numër “6” në gjirin e klubit nga Mynih, pasqyruan rast të artë shënim në favor të Musialës, por talenti gjerman u blloku në limite. Pjesa më e madhe e krosimeve drejt qendrës së sulmit vijnë nga Joshua. E nuhat mjeshtërisht pasimin e Guerrieros dhe shënon në minutën e 63′. Performancë dinjitoze.

LAIMER 5- Futbollisti më i dobët te Bajerni. Jo vetëm që nuk ishte në gjendje të mbante në kontroll Odegard, por shpesh bën gabime trashanike në zona të rrezikshme. Faktikisht nuk pritej të luante titullar.

GORECKA 6- Pozicional dhe shumë i kujdesshëm me ndërhyrjet. Merr inkursione në kundërsulme të shpejta. Përvoja e mesfushorit 29-vjeçar ndikoi pozitivisht në favor të ekipit, duke i dhënë besim grupit.

SANE 7- Elasticiteti i Leroi i hapi probleme të mëdha mbrojtjes kundërshtare, aty ku anësori gjerman ndërron krah në segmente të shkurtra kohore, duke e prishur strukturën e Arsenalit prapa. Nga këmbët e Sanesë u “gatua” goli i parë (nga minuta 89 Upamekano- Pa notë).

MUSIALA 7- Sa herë që prek topin, merr vrull skuadra me kundërsulme të shpejta. Gjithsesi nuk është në lartësinë e duhur para porte.

GUERREIRO 7- Padiskutim futbollisti më i mirë së bashku me Kimishin në ekip. Arteta nuk e priti që portugezi të merrte detyra ofensive. Guerreiro bën ç’të dojë me prapavijën e “topçinjve”. Asistues në golin e Joshuas.

KEJN 6-Mbahet në monitorim nga mbrojtës të shumtë. E ka të pamundur ç’markimin. Herri nuk është në ditën më të mirë as në tentativat me kokë.

TUHEL 7-Zgjedhja për të vendosur titullarë Guerreiro në krahun e mjatë të sulmit, rezultojë përcaktuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat