Sfidojnë Dinamon

Futboll

Sfidojnë Dinamon

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:27
Partizani

Partizani do të presë Dinamon në “Arenën e Demave”, takim ky i vlefshëm për javën e 32-të të Superiorës dhe do të luhet në orën 18:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për demat që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 javësh.

Lajm i mire për Shehin është se ndaj “Bluve” do të ketë të plotë skuadrën, teksa do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Por janë 6 futbollistë që e shqetësojnë për sfidën pasardhëse me Tiranën.

5 lojtarë janë titullarë fiks dhe  kanë nga 3 kartonë të verdhe dhe nëse ndëshkohen ndaj “Nëndetëses” atëherë do të humbasin derbin me rivalëet e përjetshëm.

Bëhet fjalë për Sotën, Atanaskovskin, Hadroj, Rrapaj, Mba dhe Mensah.

Të gjithë futbollistët e përmendur duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi në të kundër do t’u kushtojë sfidën me bardheblutë. Diçka e tillë bën me “dhimbje koke” Shehin, pasi 3 prej futbollistëve që rrezikojnë të humbasin Tiranën janë mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat