Haaland dëshpëron

Futboll

Haaland dëshpëron

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:34
Haaland

Përballja e dyfishtë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt dukej si finalja e vitit të kaluar kundër Interit.

Erling Braut Haaland po has në vështirësi për ta shfaqur potencialin e tij në ndeshjet e mëdha.

Ajo e mbrëmshmja ishte një finale para finales, por që sulmuesi norvegjez nuk iu gjet trajnerit Pep Guardiola kur më së shumti kishte nevojë.

Është e qartë se ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit ndoshta në 10 vjetët e ardhshëm do të jetë konkurrent për Topin e Artë.

Ai luan në njërën prej skuadrave më të forta në botë dhe do të shënojë ngritje, gjithmonë.

Por, nevojitet edhe vendosmëri për të qenë i mirë dhe vendimtar edhe në ndeshjet e mëdha.

T’ia shënosh pesë gola Leipzigut është një mesazh për botën, por edhe të hasësh në vështirësi duke u përballur me Acerbin apo në rastet tjera si me Nachon e Rudigerin, nuk mund të jetë një arsyetim për një lojtar të klasit botëror.

E tash? Haaland duket se e ka një klauzolë, e cila do të aktivizohet gjatë verës që po vjen, për t’u larguar nga Manchester City.

150 milionë euro, një shifër e lartë, por jo dhe aq e “fryrë” për një lojtar si ai.

Do të ishte e pamundur të mendosh për një transferim në Real Madrid me Kylian Mbappen?

Përgjigja është jo, por është e vështirë të ndodh në këtë vit pas sezonit me “treshen” dhe një tjetri natyrisht më pak të mirë, i cili mund të shpëtohet me titullin e kampionit në Premierligë.

Ndoshta vitin tjetër mund ta shohim Haalandin duke luajtur në “Santiago Bernabeu”, por me fanellën e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat