Xhaka dhe Gjimshiti kërkojnë kualifikimin historik në UEFA Europa League

Futboll

Xhaka dhe Gjimshiti kërkojnë kualifikimin historik në UEFA Europa League

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:39
Xhaka

Skuadra e Bayer Leverkusenit zhvillon ndeshjen kthyese sonte ndaj West Ham Unitedit në UEFA Europa League.

Granit Xhaka me shokë kanë udhëtuar në Londër, ku nga ora 21:00 luajnë ndaj “The Hammers” dhe kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale, shkruan Indeksonline

Leverksueni në ndeshjen e parë mori një rezultat pozitiv, pasi fitoi me shifrat 2:0.

Në anën tjetër edhe Berat Gjimshiti me shokë kërkojnë kualifikimn tutje, ku në Bergamo të Italisë presin Liverpoolin.

Skuadra e mbrojtësit shqiptar arriti fitore historike në “Anfield” me rezultatin 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat