Çfarë thuhet për Barcelonën dhe Realin?

Futboll

Çfarë thuhet për Barcelonën dhe Realin?

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Në dy ditë, Barça është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Real Madridi ka shkuar në gjysmëfinale nga gjuajtja e penalltive. Shpresa e skuadrës katalanase u shuan për 90 minuta, ndërsa të bardhët u ngritën nga hiri kundër një skuadre si Manchester City, që bëri gjithçka për të shënuar golin e dytë dhe kapërcyer barazimin.

Përtej sukseseve sportive, klasifikimi dhe eliminimi nga top-kompeticioni europian sjell edhe benefite financiare për klubet. UEFA iu jep disa milionë euro klubeve që kalojnë etapat e kompeticionit, derisa të arrijnë të ngrenë “Orejona”. Distanca krahasuese mes Barçës dhe Real Madridit gjatë tri sezoneve të fundit është e madhe.

Çdo vit, Barcelona ka një buxhet për të arritur të paktën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ky sezon ka qenë i pari në të cilin Blaugranat e kanë arritur këtë raund në tri edicionet e fundit. Prandaj, objektivi financiar u arrit. Një objektiv minimal për një klub si Barça, por për shkak të krizës ekonomike, sportive dhe institucionale të pesë viteve të fundit, ka marrë ngjyrime më të vështira.

Barcelona e ka mbyllur këtë edicion të Champions League duke fituar 47 milionë euro: 15.6 milionë për pjesëmarrjen në fazën e grupeve; 11.2 për katër fitoret (2.8 milionë për secilën prej tyre); 9.6 milionë për kualifikimin në 1/8 finale dhe 10.6 milionë për çerekfinalet.

Real Madridi, nga ana e tij, e rrit shifrën në 65 milionë euro, të cilat ndahen si më poshtë: 15.6 milionë për pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe 16.8 milionë për 6 fitoret në këtë raund. Përveç kësaj, madrilenët arkëtuan 9.6 milionë për kualifikimin në 1/8 finale dhe 10.6 milionë të tjera për kalimin me sukses të çerekfinale. 12.5 milionë të tjera do t’i ketë të sigurta prej gjysmëfinaleve.

Barcelona ka fituar, në mungesë të detajimit të të ardhurave totale për këtë vit, 188 milionë euro në tri sezonet e fundit për performancën e saj në Champions League, ndërsa Real Madridi, 318 milionë euro. Diferenca është 130 milionë euro, asgjë e papërfillshme.

Për të gjitha këto, duhet të shtojmë gjithashtu se Blaugrana-t nuk do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve 2025, për shkak të rezultateve të dobëta gjatë sezoneve të mëparshme. Pra, nuk do të marrin dot 50 milionë eurot, të planifikuara për çdo klub pjesëmarrës në këtë turne të ri. Diçka që Real Madridi e kishte siguruar tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat