I gëzuar

Futboll

I gëzuar

Më: 18 prill 2024 Në ora: 15:26
Thomas Tuchel

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka folur në lidhje me atë që i mungonte Arsenalit në Champions League, pasi Bayern i eliminoi Topçinjtë nga kompeticioni.

Skuadra e Tuchel mori një fitore 1-0 ndaj Gunners në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Champions-it në Allianz Arena, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Duke humbur shansin e tyre për të siguruar titullin e Bundesligas në sezonin 2023-34, shpresa e vetme e Bayernit për të shmangur një sezon pa trofe është fitimi i Champions League.

Pas ndeshjes, Thomas Tuchel e quajti Arsenalin një “skuadër elitare”. Ai shpjegoi se ajo që u mungon është “eksperienca në ndeshjet e mëdha”.

Për mua ata janë një skuadër elitare. E di që Mikel ndoshta nuk dëshiron ta dëgjojë këtë.

Nëse i shikon ndeshjet e Arsenalit është konsistent, është kënaqësi t’i shikosh dhe në çdo ndeshje ka diçka për të mësuar.

ajo që u mungon pak është eksperienca në ndeshje të mëdha si kjo”, tha Tuchel.

Arsenal rrezikon të shkojë drejt një tjetër sezoni pa trofe. Londinezët e humbën kreun në renditjen e Premier League pasi humbën 2-0 kundër Aston Villas.

Ata aktualisht kanë 71 pikë, dy më pak se Manchester City kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat