Të mbijetuarit e grupit të hekurt

Futboll

Të mbijetuarit e grupit të hekurt

Më: 18 prill 2024 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Borussia Dortmund e Paris SG i mbijetuan grupit të hekurt në Champions League dhe kaluan pengesat e mëtejshme, për t’u ndeshur sërish brenda këtij sezoni, këtë herë në gjysmëfinale, më 1 dhe 7 maj.

Historia e përballjeve në Evropë midis tyre është relativisht e re, me gjashtë ndeshje të luajtura që nga viti 2010. Dy përballjet e para kanë qenë në Europa League, mbyllur në barazim 1-1 në Dortmund e 0-0 në Paris.

Takimet në Champions League u përkasin katër viteve të fundit, me katër ndeshje, ku francezët kanë dy fitore, gjermanët një, dhe një është mbyllur në barazim. Në shkurt 2020, Borussia fitoi 2-1 në Dortmund, Parisi u përgjigj me fitoren 2-0 në ndeshjen e kthimit, duke kaluar më tej.

Të njëjtën fitore arriti edhe në ndeshjen e parë të këtij edicioni, ndërsa ndeshja e kthimit në Dortmund u mbyll 1-1, një ndeshje ku verdhezinjtë shkonin si të kualifikuar dhe morën pikën që u siguronte vendin e parë, ndërsa parizienëve kualifikimin në dëm të Milanit.

Gjithsej, në gjashtë takimet midis tyre, Paris SG ka 2 fitore, Borussia 1, dhe 3 janë barazime. Krahasua me çiftin tjetër, Bayern-Real Madrid, në çiftin e dytë gjysmëfinale trofetë janë me pikatore, një Champions League dhe një Kupë Kupash për Borussian, dhe një Kupë Kupash për Parisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat