Nuk po flasim vetëm me Bayern-in

Futboll

Nuk po flasim vetëm me Bayern-in

Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Do të jenë ditë të nxehta për të ardhmen e shumë trajnerëve.

Një nga skuadrat që janë në kërkim të një tekniku të ri është Bayern Munich. Gjermanët kishin vendosur t’i besonin Alonso-s, por ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në drejtim të Leverkusen-it.

Kështu, dy emrat e fundit që kanë mbetur në listën e klubit bavarez janë ato të Roberto De Zerbi dhe Nagelsmann.

Një vendim nuk është marrë akoma, por trajneri gjerman duke se ka kaluar në “pole position”. Menaxheri i tij, Volker Struth, ka folur për ‘Spielmacher- Der EM-Podcast von 360Media mit Sebastian Hellmann’ në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Gjermanisë:

“Të gjithë po më bëjnë të njëjtën pyetje: Nagelsmann po kthehet te Bayern ose çfarë po bën Nagelsmann? Një vendim do të merret në ditët e ardhshme, gjithçka do të vendoset shumë shpejt, në pesë, gjashtë oseshtatë ditë”.

Më pas menaxheri ka konfirmuar se ka pasur kontakte me Bayern-in, por jo vetëm:

“Do të ishte absurde të thoja se nuk po flasim me klube të tjerë, por nuk dua të zbuloj se me kë po flasim. Mund të them vetëm se nuk është vetëm Bayern Munich. Por është normale, por kjo është puna ime…”.

Është e vështirë të kuptohet se cilët janë klubet e tjerë të interesuar për trajnerin gjerman, por është e qartë se vendimi i klubit gjerman mund të ketë pasoja për klubet e tjerë, ndoshte edhe te Milan-i dhe tek e ardhmja e De Zerbi-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat