Ibra nis lëvizjet e para si drejtues i Milanit

Futboll

Ibra nis lëvizjet e para si drejtues i Milanit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:48
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç ka nisur të marrë përsipër detyrat e para si drejtues i Milanit.

Mediat, kanë theksuar shpesh se pronarët i kanë besuar suedezit çelësat e klubit kuqezi dhe mesa duket lëvizja e parë e ish-sulmuesit është transferimi në Milano i atij që konsiderohet si një “xhevahir” për Ajaxin.

Fjala nuk është për ndonjë lojtar të vvecantë, por për Casimir Westerveld, personi i ngarkuar me sektorin e të rinjve te klubi holandez. Milani, synon të ketë skuadrën U23 dhe për këtë merr edhe më shumë rëndësi transferimi i një personi të aftë dhe që mbi të gjitha e ka të provuar punën e tij me të rinjtë te Ajaxi.

Ibra, e kërkon me çdo kusht Westerveld për të nisur së bashku një projekt që do ta shihte Milanin më shumë të dedikuar ndaj të rinjve që dalin nga akademia, por edhe për të tjerë që synon t’i afrojë në botën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat