Skuadra e madhe interesohet për rikthimin e Vedat Murqit

Futboll

Skuadra e madhe interesohet për rikthimin e Vedat Murqit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 17:07
Vedat Murqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahçe. 

Gazeta turke “Ajansport” ka zbuluar se drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund ta bindin Muriqin t’u bashkohet gjatë verës.

Mediumet në Turqi kanë bërë të ditur po ashtu se Fenerbahçe tashmë po bën gati ofertën për Mallorcan dhe sulmuesin 29-vjeçar.

“Muriqi shihet si zëvendësim ideal për belgun Michy Batshuayi, të cilit kontrata me Fenerbahçen i skadon këtë verë”, shkruan sajti turk.

Sulmuesi i Kosovës me Mallorcan ka kontratë deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat