Cafu: Dybala dhe Leao janë fenomenal

Futboll

Cafu: Dybala dhe Leao janë fenomenal

Më: 18 prill 2024 Në ora: 17:58
Dybala dhe Leao

Legjenda braziliane Cafu mendon se Paulo Dybala i Romës dhe Leao i AC Milanit janë lojtarë fenomenal.

Ish-futbollisti i Milanit dhe Romës, thotë se është vështirë të zgjedhësh se cili është më i mirë.

Milan dhe Roma do të përballen sonte në sfidën kthyese të çerekfinales së Europa League.

“Ata të dytë janë fenomenal. Është vërtet vështirë të zgjedhësh se cili është më i mirë”, ka thënë Cafu.

“Në fund fiton vetëm një skuadër, një kupë apo një kampionat. Pioli tashmë ka fituar një Scudetto. Skuadrat që arrijnë fundin e kupave janë të gjitha të forta dhe ndoshta eliminohen për arsye të ndryshme”.

“Milani po merr pjesë vazhdimisht në kupat evropiane dhe nuk mund të kritikohet për një dështim të mundshëm në çerekfinale”, ka theksuar Cafu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat