Tuchel: Jemi gati për gjysmëfinalen ndaj klubit më të madh në botë

Futboll

Tuchel: Jemi gati për gjysmëfinalen ndaj klubit më të madh në botë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:01
Thomas Tuchel,

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka thënë se do të jenë gati për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Tuchel, mes tjerash ka potencuar se loja ndaj Realit do të jetë komplet ndryshe nga ajo ndaj Arsenalit.

“Ne bëmë shkëlqyeshëm dhe do të jemi gati për gjysmëfinalen, klubi më i madh në botë. Loja e Real Madridit do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e Arsenalit”, u shpreh Tuchel.

“Shpresojmë që të kthejmë disa lojtarë për të pasur alternativa. Por për sa i përket përpjekjes ekipore, ky është pikë referimi”.

Përndryshe, Bayern u kualifikua në gjysmëfinale pasi eliminoi Arsenalin, teksa Real Madridi arriti në këtë fazë duke kaluar kampionin aktual Manchester Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat