Calhanoglu zgjedh lojtarin ideal të Interit dhe më të fortin me të cilin ka luajtur

Futboll

Calhanoglu zgjedh lojtarin ideal të Interit dhe më të fortin me të cilin ka luajtur

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:36
Calhanoglu

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve të tij të skuadrës, ato që duken më pak në fushën e blertë.

Kështu turku ka zbuluar “rrëmujaxhijtë” në klubin zikaltër, teksa si futbollistin më të fortë me të cilin ka luajtur, ka zgjedhur patriotin e tij, Arda Turan, i cili në të shkuarën ka veshur fanellat e Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Kush janë më të rrëmujëshmit te Interi?

Barella, Thuram dhe Arnautovic.

Kujt do t’ia besoje penalltitë nëse nuk do të ishe në fushë?

Arnautovicit. I gjuan vërtetë shumë mirë, pasi e kam ndjekur me vëmendje në stërvitje.

Një detaj i veçantë te penalltitë e tua…

Inzaghi është supersticioz dhe preket gjithmonë mbrapa kur gjuaj penalltitë.

Kujt do t’i ofroje një darkë, me cilin do të shkoje me pushime dhe kujt do t’i besoje kartën e kreditit?

Darkë do t’i ofroja Dimarcos, me pushime do të shkoja me Barellën dhe kartën  kreditit do t’ia besoja Lautaros.

Si do të ishte futbollisti ideal i Interit?

Me fizikun e Frattesit, shpejtësinë e Buchanan, teknikën e Mkhitaryan dhe cilësitë e mia…

Futbollisti më i fortë që keni pasur shok skuadre dhe më i forti si kundërshtar…

Më i forti që kam pasur në skuadër do të thosha Arda Turan, kur e kishim kapiten te Turqia. Si kundërshtar do të thosha Neymar.

Cilët do të zgjidhje për të luajtur një ndeshje kalçetoje?

Si portier Szczesnyn, si mbrojtës Van Dijkun, në mesfushë Barellën dhe Mkhitaryanin, ndërsa në sulm Mbappenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat