Dybala, oferta nga dy klube të mëdha europiane

Futboll

Dybala, oferta nga dy klube të mëdha europiane

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:50
Paolo Dybala

Paolo Dybala po pret Romën për të diskutuar për detajet e një kontrate të re.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2025, megjithatë, në rast të një mosdakordësie për një marrëveshje, shumë klube europiane janë të gatshme për të përfituar nga shërbimet e 30-vjeçarit.

Barcelona dhe Chelsea kanë përfituar informacion nga situata aktuale e Dybalas dhe po e monitorojnë me kujdes ecurinë e tij. Si klubi katalanas, por edhe Blutë e Londrës, pritet t’u nënshtrohen ndryshimeve të mëdha në merkato gjatë verës dhe pozicioni i sulmit është një prej tyre.

Paolo Dybala ka përjetuar një rendiment të mirë me verdhekuqtë e Romës, megjithëse shpeshherë është penalizuar nga dëmtimet e shumta dhe mungesa e vazhdimësisë.

Në 69 ndeshje me Romën, argjentinasi ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 17 asiste. Sidoqoftë, ofertat joshëse të Barcelonës dhe Chelsea-t dhe ndryshimi i ambientit italian pas kaq shumë vitesh mund ta shtyjnë Dybalan të kërkojë një aventurë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat