Dënim me burg për zyrtarin italian

Futboll

Dënim me burg për zyrtarin italian

Më: 18 prill 2024 Në ora: 20:17
Rosario D’Onofrio

Rosario D’Onofrio, ish-kryehetuesi i Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë (AIA), do të kalojë disa vite në burg.

Ish-zyrtari i lartë i futbollit italian, u arrestua në vitin 2022, pasi u zbulua se në të vërtetë kishte qenë pjesëmarrës i një rrejti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

D’Onofrio drejtonte zyrën e hetimit në AIA për punën e gjyqtarëve, duke dhënë masat ndëshkimore për të gjithë ata që shkelnin rregullore. Por në hetimet e vitit 2022, u zbulua se ai kishte një rol shumë aktiv brenda organizatës kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Për të shpëtuar nga një dënim më i gjatë. D’Onofrio është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë/ Megjithatë, ai nuk i ka shpëtuar një dënimi që është dhënë sot me 5 vite e 8 muaj burgim.

Kjo periudhë kohore është rritur në 7 vite e 9 muaj për përfshirjen e tij në një tjetër çështje penale, përsëri për çështje trafikimi ndërkombëtar droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat