Skuadra e Fiorentinës është kualifikuar në gjysmëfinale të Conference League në futboll.
Skuadar italiane pas 120 minutave e ka mundur me rezultat 2:0 Plzenin nga Çekia,
Fiorentina dhe Plzeni u ndanë baras (0:0) në kohën e rregullt dhe pasi që edhe sfida e parë kishte përfunduar pa gola (0:0), ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Mysafirët nga minuta e 68-të mbeten me një lojtar më pak, pasi që Cadu është përjashtuar me karton të kuq.
Gonzalez (92') e Biraghi (108') shënuan për skuadrën italiane.