Italiano: Ne e meritonim kualifikimin

Futboll

Italiano: Ne e meritonim kualifikimin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 23:16
Italiano

Fiorentina e Vincenzo Italiano-s u kualifikua në gjysmëfinalet e Conference League, pasi eliminoi Viktoria Plzen me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Duke folur për mediet pas kësaj ndeshje, trajneri Italiano u shpreh se skuadra e tij e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se këtë triumf ia dedikojnë familjes Barone.

“E luajtëm mirë ndeshjen. Bëmë golin e parë, pastaj të dytin duke përfituar nga epërsia numerike.

Kualifikimi i merituar, jemi në gjysmëfinale të Conference League, për të dytin vit radhazi. Kualifikimin ia kushtojmë familjes Barone”-u shpreh trajneri i Fiorentina-s.

Në gjysmëfinale të Conference League, Fiorentina do të ndeshet me një nga dyshja PAOK-Club Brugge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat