Marseille ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:2 ndaj Benfica-s, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales.
Ballafaqimi Marseille dhe Benfica shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, për faktin se takimi i parë pati përfunduar me rezultat 2:1 për skuadrën portugeze.
Në minutën e 79-të, Moumbagna realizoi për epërsinë e skuadrës duke e çuar ballafaqimin në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Marseille do të ndeshet me Atalantën në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.