Pse Martinez nuk u përjashtua nga loja?

Futboll

Pse Martinez nuk u përjashtua nga loja?

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:03
Emiliano Martínez

Emiliano Martínez ishte protagonisti kryesor i kualifikimit të Aston Villas në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës pasi priti dy penallti ndaj Lille.

Portieri argjentinas mori kartonin e dytë të verdhë në penallti për gjestet e tij ndaj tifozëve, por nuk u përjashtua nga gjyqtari Ivan Kruzliak edhe pse ai kishte marrë një tjetër karton të verdhë në minutën e 39 të ndeshjes.

Gjyqtari Ivan Kruzliak nuk gaboi që nuk e përjashtoi ‘Dibu’ Martínez, pasi ai zbatoi një rregull pak të njohur në futboll, rregullin nr. 10 të rregullores së lojës 2023/2024 të publikuar nga Bordi Ndërkombëtar (IFAB).

“Vërejtje dhe kartonët që i janë dhënë lojtarëve dhe anëtarëve të stafit gjatë ndeshjes nuk do të merren parasysh në gjuajtjen e penalltive”, thuhet në atë rregull.

Për këtë arsye, Martinez vazhdoi të qëndronte në portë deri në përfundimin e penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat