Parashikimi i “Opta-s”, “zbulohen” finalistët

Futboll

Parashikimi i “Opta-s”, “zbulohen” finalistët

Më: 19 prill 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Kush do ta fitojë Champions League 2023-2024? Kush do ta pasojë Manchester City-n?

Pas përfundimit të fazës së çerekfinaleve, ku triumfuan Real Madrid, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, “Opta” ka bërë disa parashikime të reja.

Deri më sot, sipas kompanisë së specializuar në statistikat e futbollit, Real Madrid është skuadra favorite me 39% për të fituar trofeu e Champions League për të 15-ën herë në histori dhe me 66% do të kalojë në turin tjetër duke eliminuar Bayern Munich-un në gjysmëfinale.

Sipas “Opta-s” në finale përballë Real Madrid-it pritet të jetë skuadra e Paris Saint-Germain, me francezët që shihen si 27% mundësi për të marrë trofeun e Champions-it, ndërkohë ka 60% shanse për të eliminuar Borussia Dortmund-in në gjysmëfinale.

Ndërkohë dy skuadrat gjermane shihen si më të dobëta, me Bayern Munich që ka 17% shanse për të triumfuar në këtë kompeticion, teksa Borussia Dortmund ka 16% mundësi, por nga ana tjetër, mes tyre “verdhezinjtë” kanë më shumë shanse për të shkuar në finale e “Wembley-t”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat