Gjashtë skuadra italiane në Champions?

Futboll

Gjashtë skuadra italiane në Champions?

Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Kalimi i Romas dhe Atalantas në gjysmëfinalet e Europa League, si dhe i Fiorentinas në Conference League, ka ndihmuar Serinë A që të arrijë sigurinë aritmetike të vendit të pestë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tani hapet një shpresë e re dhe ka të bëjë me hipotezën e bujshme për të parë gjashtë italianë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klubeve.

Mundësia mund të bëhet konkrete nëse ndodh një gjë: një nga Roma dhe Atalanta duhet të fitojë Europa League, por në të njëjtën kohë skuadra fituese duhet të përfundojë në Serie A mes pesë të parave.

Në këtë mënyrë do të fitonte të drejtën për të marrë pjesë në Champions League duke fituar Europa League, duke lënë një vend shtesë në kampionat, i cili, siç u përmend, do të çonte në kualifikimin e gjashtë klubeve.

Një eventualitet tërheqës dhe jo i thjeshtë, por jo pak i rëndësishëm për të gjithë futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat