Foden për Bellinghamin: Shpresoj të jetë formën e tij më të mirë në Euro 2024

Futboll

Foden për Bellinghamin: Shpresoj të jetë formën e tij më të mirë në Euro 2024

Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:59
Bellingham

Phil Foden ka shpjeguar pse Jude Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ dhe ai po shpreson se do t’i korrigjojë gabimet e Kampionatit Europian këtë verë në Gjermani.

Sulmuesi i Manchester Cityt, ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Ai ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në të gjitha garat këtë sezon, dhe pritet të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për Gareth Southgate në përpjekje për të fituar Euro 2024.

E njëjta mund të thuhet edhe për yllin e Real Madrid, Jude Bellingham, i cili tashmë ka arritur shifrën e 20 golave të shënuar në sezonin e tij debutues me gjigantin spanjoll.

Ai shumë shpejt është shndërruar në një figurë të rëndësishmë për klubin dhe kombëtaren, dhe këtë e ka vlerësuar Foden.

“Unë kurrë nuk kam parë dikë më të pjekur se ai në këtë moshë. Ndihem se ai është një dhuratë nga Zoti me fizikun që ka. Ne me të vërtetë kemi nevojë që ai të jetë në formën e tij më të mirë”, ka thënë fillimisht Foden.

Foden kishte humbur mundësinë për të luajtur në finale të Kampionatit Europian ndaj Italisë në ‘Wembley’ pasi atë kohë pësoi një lëndim fatkeq.

“Ishte thjesht një çmenduri. Unë po stërvitja një ditë para finales, dikush me pasoi topin, unë u përpoqa ta kontrolloja por dëgjova një kërcitje dhe e kuptova menjëherë.

“Nuk mund të ecja. Ishte shkatërruese. Mbaj mend që trajneri më foli dhe nuk mund të mos qaja. Nuk mund të thoja asnjë fjalë. Isha shumë i mërzitur, por kam nxjerrë një mësim të mirë nga kjo situatë”, është shprehur anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat