Mitrovica përballet me Prishtinën

Futboll

Mitrovica përballet me Prishtinën

Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:37
Pamje nga shorti

U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës!

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në praninë e Komisionit të Garave, Lindita Cena, kryetare, Valbona Gashi Uka e Agron Shosholli, anëtarë si dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave.

Në bazë të shortit, në gjysmëfinale do të takohen Kosova VR – Malisheva dhe Mitrovica – Prishtina.

Ndeshjet zhvillohen më 30 prill, derisa skuadrat fituese kalojnë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat