Befason

Futboll

Befason

Më: 19 prill 2024 Në ora: 18:48
Vojçeh Shezni

Surprizon Shezni, rikthehet edhe Milik për Juventusin kundër Kaljarit!

Masimiliano Alegri ka surprizuar me grumbullimet e djeshme. Vojçeh Shezni, pas operacionit në hundë, si rrjedhojë e frakturës së pësuar në derbi, është grumbulluar për duelin e sotëm ndaj Kaljarit dhe pritet që të jetë nga minuta e parë në portë.

Bardhezinjtë gjithashtu do të kenë në dispozicion edhe sulmuesin Arkadiuzh Milik, pas frakturës në shpatull diçka më shumë se një muaj më parë, por ndërkohë kanë mbetur në shtëpi mesfushori Fabio Mireti dhe sulmuesi Mois Ken.

Lidhur me formacionin, trajneri Alegri ka fare pak dyshime, ku kryesori është në sulm mes Federiko Kiezës dhe Kenan Jildizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat