Derbi për titull, Ramadani: Kjo ndeshje është e vështirë

Futboll

Derbi për titull, Ramadani: Kjo ndeshje është e vështirë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:15
Zekirija Ramadani

Java e 30-të në Superligën e Kosovës sjell derbin më të madh të dy skuadrave që për disa javë po luftojnë për kreun e tabelës, FC Ballkani dhe FC Drita.

Për kryendeshjen që klubi i Dritës e zhvillon në Therandë (nesër 15.00) foli krytrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani

Ramadani theksoi se kjo ndeshje është e vështirë, por si në çdo ndeshje FC Drita synon tri pikët.

"Ne po i themi ndeshje të vështira me skuadra nga mesi i tabelës lëre më liderin.

Gjithsesi ne e dijmë çfarë kërkojmë, e dijmë kush jemi dhe ku mund të arrijmë dhe me një disiplinë taktike dhe me një mençuri nesër do shfaqemi në Therandë.

Normalisht synim i ynë është të marrim tri pikë, siç është në çdo takim. Duhet të japim maksimumin, duhet të bëjmë luftë sportive dhe të vrapojmë më shumë se kundërshtari, nuk duhet të gabojmë, të luajmë me mend", theksoi Ramadani.

Ramadani tha se presioni mund të jetë mbi ata që luajnë në shtëpinë e tyre dhe tifozëve, por edhe ne nuk është se nuk e kemi arritur objektivin si mysafir.

"Ne mund të luftojmë për kreun e tabelës, por nëse ata humbin lidershipin atëherë presioni në anën e tyre. Futbollistët duhet t'i ndjenjë ndeshjet derbi dhe ta kenë mendjen vetëm te fitorja dhe jo ku zhvillohet ndeshja apo me kë luajmë këtë besoj e di çdo futbollist", përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat