Klubi holandez e pëson rëndë, federata e gjobit duke i hequr 18 pikë

Futboll

Klubi holandez e pëson rëndë, federata e gjobit duke i hequr 18 pikë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Lajm i keq për tifozët e Vitesse. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi ditën e premte një dëmit të rëndë prej 18 pikësh për klubin holandez, i akuzuar se nuk ka respektuar rregullat.

Këto 18 pikë të zbritura, bëjnë që klubi verdhezi të zbresë në vendin e fundit në renditjen e kampionatit Everedisie me -1 pikë dhe për këtë arsye tashmë ata kanë rënë në kategorinë e dytë aritmetikishit.

Deklarata zyrtare e Federatës Holandeze të Futbollit:

“Komiteti i pavarur i lincencimit KNVB ka vendosur një gjobë prej 18 pikësh të zbritura për Vitesse. Klubi i Arnhem merr këtë dënim për shkak të mospërmbushjes së përsëritur të kërkesave të rregulloreve të lincencimit, për një periudhë të gjatë kohore.

Gjatësia e masës së gjobës bazohet në ashpërsinë dhe shkallën e jashtëzakonshme të shkeljeve të sistemit të lincencimit dhe mospërfshirja e informacionit të rëndësishëm për vlerësimin e vazhdimësisë së Vitesse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat