Spektakël në Madrid, Real triumfon me përmbysje ndaj Barcelonës

Futboll

Spektakël në Madrid, Real triumfon me përmbysje ndaj Barcelonës

Nga: K.G. Më: 21 prill 2024 Në ora: 21:22
Bellingham feston

Real Madrid - Barcelona, derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, ka përfunduar me fitoren e madrilenëve me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit spanjoll.

Spektakël në stadiumin “Santiago Bernabeu”, pesë gola dhe derbi me kthesa në rezultat.  

Në minutën e 6-të Raphinha harkoi për mrekulli dhe Andreas Christensen nga afërsia shënoi me kokë për 0:1. 

Reali ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 18-të 

Futbollisti Vinicius Junior shënoi nga penalltia.

Lopez në minutën e 69-të kalon në epërsi Barcelonën, 1:2.

Reali kundërpërgjigjet me golin e Lucas në minutën e 73-të, 2:2.

Në minutën e 90+1, Bellingham nga afërsia e me goditje të fortë shtang Barcelonën, 3:2.

Reali kryeson me 81 pikë e ka tani 11 më shumë se Barcelona në vend të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat