Real Madrid - Barcelona, derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, ka përfunduar me fitoren e madrilenëve me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit spanjoll.
Spektakël në stadiumin “Santiago Bernabeu”, pesë gola dhe derbi me kthesa në rezultat.
Në minutën e 6-të Raphinha harkoi për mrekulli dhe Andreas Christensen nga afërsia shënoi me kokë për 0:1.
Reali ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 18-të
Futbollisti Vinicius Junior shënoi nga penalltia.
Lopez në minutën e 69-të kalon në epërsi Barcelonën, 1:2.
Reali kundërpërgjigjet me golin e Lucas në minutën e 73-të, 2:2.
Në minutën e 90+1, Bellingham nga afërsia e me goditje të fortë shtang Barcelonën, 3:2.
Reali kryeson me 81 pikë e ka tani 11 më shumë se Barcelona në vend të dytë.