Atalanta rikthehet te fitorja

Futboll

Atalanta rikthehet te fitorja

Më: 21 prill 2024 Në ora: 23:20
Atalanta

Atalanta rikthehet te fitorja në Serie A, ndërsa mposhti me rezultatin 1:2 Monza-n në “Brianteo”, për llogari të raundit të 33-të.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar, me golin e parë që u realizua nga De Ketelaere në minutën e 44’, i cili i dha avantazhin ekipit të Gasperini-t.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 72’, moment në të cilin Toure shënoi golin e dytë për Atalanta-n.

Nga vendasit provuan të reagonin në minutën e 89’, me Maldini-n që shënoi golin e vetëm të Monza-s.

Sa i përket kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti vazhdon të mbajë të paprekur rolin e titullarit, ndërsa edhe në këtë takim u shfaq në formë të mirë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2, me Monza-n që renditet në vend të 11-të me 43 pikë, teksa Atalanta në vend të gjashtë me 54 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat