Derbi ndaj Interit, Pioli: Nuk më interesojnë kritikat

Futboll

Derbi ndaj Interit, Pioli: Nuk më interesojnë kritikat

Më: 22 prill 2024 Në ora: 08:41
Stefano Pioli

Një derbi vendimtar për zikaltërit pasi një trepikësh në këtë sfidë, do t’i garantonte atyre kënaqësinë e festës së titullit numër 20 në histori duke parakaluar pikërisht “kushërinjtë” e tyre.

Në konferencën për shtyp, trajneri Stefano Pioli theksoi se nuk është nevoja që lojtarët të luajnë për të, por mjafton që ata të luajnë për krenarinë e tyre ndërsa shtoi se nuk i bëjnë përshtypje kritikat nga gazetarët dhe tifozët.

“Ndeshja ndaj Interit është një mundësi për t’u ringritur. Vendosini çfarë emri të doni, quajeni një ndeshje për krenarinë, për përgjegjësinë apo për flamurin. Për klasifikimin, apo për eliminimin nga Europa League, unë di që është një ndeshje shumë e rëndësishme. Një fitore në derbi ka shumë domethënie. Nuk dua që të flitet për mua, është folur shumë këto kohë dhe kjo nuk i bën mirë askujt.

Kritikat? Milani im mund të bëj edhe më shumë. Mua nuk më interesojnë kritikat, gazetarët dhe tifozët mund të flasin sa të duan. Ka nga ata që i bëjnë kritikat duke pasur respekt, ka edhe nga ata që nuk e bëjnë në këtë formë.

Pres që në stadium të jenë 70.000 tifozë në mbështetje të skuadrës, nuk duhet t’iu interesojë Pioli, por Milani. Në derbi duhet të bëjmë gjithçka që skuadra tjetër të mos e fitojë ndeshjen”, u shpreh Pioli.

Kujtojmë se derbin mes Milanit dhe Inter luhet të hënën ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat