​Derbi Milan-Inter, zikaltërit synojnë ta festojnë titullin

Futboll

​Derbi Milan-Inter, zikaltërit synojnë ta festojnë titullin

Më: 22 prill 2024 Në ora: 09:24
​Derbi Milan-Inter, zikaltërit synojnë ta festojnë titullin

Interi mund ta festojë sot titullin e kampionat nëse ia del që ta mposhtë rivalin lokal Milanin në derbin “Madoninna”. Nga ana tjetër, Milani do të synojë që me çdo kusht të mos e lejojë që kjo të ndodh pasi festa e titullit të Interit para tifozëve të Milanit nuk do të ishte e mirëseardhur.

Interi ka 83 pikë në vendin e parë, kurse Milani është i dyti me 69 sosh dhe me fitore eventuale “Nerazzurrët” do ta siguronin edhe matematikisht titullin e 20-të në Serie-A.

Ndeshja do të zhvillohet në “San Siro” me fillim nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Milan: Maignan; Calabria, Gabbia, Tomori, Theo Hernandez; Adli, Reijnders; Musah, Loftus-Cheek, Pulisic; Leao

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat