Presidenti i Barcelonës mund të kërkojë përsëritjen e ndeshjes

Futboll

Presidenti i Barcelonës mund të kërkojë përsëritjen e ndeshjes

Më: 22 prill 2024 Në ora: 19:14
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se klubi i tij do të kërkojë një përsëritje të ndeshjes së "El Clasico" nëse ata mund të provojnë se zyrtarët kanë bërë gabim duke mos pranuar për gol një veprim të Lamine Yamal. 

Ndeshja midis Real Madridit dhe Barcelonës e zhvilluar të dielën në stadiumin "Santiago Bernabeu", ku skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka fituar me rezultat 3-2, ka prodhuar një moment të diskutueshëm nëso topi i Yamal e kishte kaluar apo jo vijën. 

“Nëse klubi kupton, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, se ka pasur një gabim në vlerësimin e lojës, siç mendojmë se ka pasur, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar asnjë veprim ligjor që mund të jetë i nevojshëm”, ka thënë Laporta në një deklaratë të publikuar nga Barcelona.

Presidenti i Barcelonës i është referuar një rasti të ngjashëm që kishte ndodhur në janar, kur një ndeshje në ligën e parë belge ishte riluajtur pas një gabimi të ngjashëm teknik.

“Nëse konfirmohet se ka qenë një gol i ligjshëm, siç besojmë se ka qenë, do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë riluajtjen e ndeshjes, siç ka ndodhur në një tjetër ndeshje evropiane për shkak të një gabimi VAR”, ka thënë Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat