Milan, pasuesi i Piolit, në skenë del emri i Xavit

Futboll

Milan, pasuesi i Piolit, në skenë del emri i Xavit

Më: 22 prill 2024 Në ora: 20:47
Xavi

Milani është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi po mendon seriozisht të bëjë ndryshime në pankinë, pas një viti jo dhe aq pozitiv.

Në listën e drejtuesve si pasues i Piolit ka përfunduar Xavi, i cili me siguri do largohet nga Barcelona në verë.

Së fundmi, Blaugranët po bëjnë presion për të bindur Xavin të bëjë një hap prapa dhe të vazhdojë aventurën e tij në katalonjë.

Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni  futbollistik. Me përvojën e fituar në pankinën e Barcelonës, Xavi mund të dërgojë klubin nga Milano drejt suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat